Burimet e Sinjalit në Polici tregojnë se disa persona, ende të paidentifikuar, fillimisht kishin ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje të Shqipërisë, e më pas, ekzistojnë dyshimet se e kanë detyruar të ndërpresë shtatzëninë. Besohet se këtë e kanë detyruar ta ndërmarrë duke e shantazhuar.