Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte duke punuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku pas rënies fillimisht ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që nuk ka arritur ti përballojë plagët dhe si pasojë ka vdekur.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Njoftohet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, theksuan zyrtarët policor.
Për vdekjen e 48-vjeçarit mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik të Prishtinës është njoftuar edhe Inspektorati i Punës.