Drejtoria e inspeksionit në Komunën e Prishtinës kishte paralajmëruar se gjobat për dëmtim të ambientit e sidomos të pemeve do të jenë të larta.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kjo drejtori ka shqiptuar një gjobë prej 1000 euro një qytetari të kësaj komune.
Siç bëri të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, arsyeja për këtë gjobë është se një person ka dëmtuar një lis në një lagje të Prishtinës.
“Falënderoj banorët e zonës për denoncimin e rastit me kohë, dhe ekipin tonë kujdestar për reagimin e shpejtë.”
“Druri shpëtoi, e keqbërësi u dënua”, shkroi Tahiri në Facebook.