Vetëm pse vendosi një tabele informative me flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “Republika e Shqipërisë”, është dorëzuar kallëzim penal kundër drejtorit të Qendrës për kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani.
Siç thonë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Osmanit është dorëzuar për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prishje e imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Ai më 25 mars si drejtor i Qendrës për kulturë ‘Koço Racin’, ka lejuar që në hapësirën e bibliotekës të vendoset tabelë në të cilën përmenden emër dhe stemë e një shteti të huaj, me mbishkrim në gjuhën shqipe”, thonë nga MPB.