Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë sot se gjendja në spitale është shumë serioze.
"Mëngjesin e sotëm kisha koordinim me drejtorët e klinikave ku biseduam për gjendjen e pacientëve me Kovid-19 të hospitalizuar, biseduam edhe për kapacitetet spitalore dhe të tjera.Sistemi shëndetësor çdo ditë po menaxhohet, po sigurohen shtretër, kuadri mjekësor është tërësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është shumë serioze”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.
Sistemi shëndetësor çdo ditë po menaxhohet, po sigurohen shtretër, kuadri mjekësor është tërësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është shumë serioze”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Për këtë arsye nënvizon më tej ministri Filipçe, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat.