Mbi 100 emra nga historia shqiptare që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, i janë vënë Shkupit dhe komunave përreth.
Iliria, Dardania, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Nënë Tereza, Mit’hat Frashëri, Gjon Sereçi, Sulë Hotla, h.Atulla Kurtishi, Teki Dervishi, Jusuf Gërvalla, Ukshim Hoti, Adem Demaçi, Fadil Bekteshi, Sefedin Nuredini… e shumë të tjerë, janë emra me të cilët do të ndihet krenar secili nga ne!
Sevdail Demiri, doktor i shkencave historike thotë se kjo paraqet një nga nismat më të guximshme intelektuale dhe politike që është ndërmarrë ndonjëherë nga një administratë e caktuar në këtë vend, dhe Qyteti i Shkupit me komunat e saj meritojnë çdo respekt! Mirënjohje e thellë për Komisionin profesional dhe të gjithë ata që e shtynë përpara këtë proces kaq të rëndësishëm që identifikon autoktoninë tonë ndër shekuj!
Këtë shembull urgjentisht duhet ndjekur edhe komunat tjera të Maqedonisë së Veriut, sidomos ato me shumicë shqiptare, të cilat në mbi 90 përqind të rasteve paturpësisht vazhdojnë të ruajnë emra komunistësh që përbëjnë anën më të errët të memories sonë, thekson Demiri.