Një autobus me dhjetëra qytetarë ukrainas u rrëzua nga një argjinaturë në Poloni, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke plagosur 41 të tjerë të shtunën. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës në autostradën A4 pranë qytetit Jaroslaw, i cili është në Poloninë juglindore afër kufirit me Ukrainën. Mediat raportuan se autobusi kishte një targë ukrainase dhe po udhëtonte me 57 shtetas ukrainas, përfshirë dy shoferë. Një operacion i madh shpëtimi herët të Shtunën përfshiu dhjetra zjarrfikës, ndihmësmjekë dhe helikopterë për të transportuar të plagosurit në spitale. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik, ndërkohë vlen të theksohet se ukrainasit udhëtojnë për punë në Poloni, një shtet i Bashkimit Evropian në kufirin perëndimor të Ukrainës. Ukrainasit plotësojnë boshllëqet në tregun e punës në Poloni, e cila ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit.