Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha po kalojnë pushimet bashkë në Dubai. Këngëtarja e njohur ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente intime me nipin e Enver Hoxhës teksa festonin dhe 16-vjetorin e lidhjes së tyre. Si gjithmonë Rezarta shfaqet shumë e kuruar dhe me poza mjaft të bukura nga një super jaht luksoz në Dubai, ku shfaqet shumë elegante me fustanin e bardhë, i cili ka një të çarë shumë të madhe. Në një video të postuar në “Instastory”, Reazarta dhe Hoxha shfaqen duke u puthur në buzë shoqëruar me një urim pë 16-vjetorin e tyre.
Sa shpejt kaluan 16 vite! Më duket sikur të njoha dje, dhe më duket sikur s’kam qenë kurrë pa ty.