138 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për shokun e Edi Ramës dhe firmën turke

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.03.2021, 00:58

Koncensioni i radhës miliona euro që mban firmën e Edi Ramës është bërë publik. Ditën e sotme janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me aeroportin e Vlorës, i cili është dhënë me koncesion tek tre kompani. Një prej të cilave është kompania turke Yda group, pra e njëjta kompani e cila po ndërton Spitalin Memorial të qytetit të Fierit. Siç duket kjo kompani ka rënë në dashuri me Shqipërinë saqe po bëhet pjesë e pandashme në çdo koncesion të qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, se fundmi ka filluar të bëjë pazaret me kompaninë në fjalë dhe siç duket kanë gjetur gjuhën e përbashket mes tyre, duke rënë dakord për çdo gjë.

Kush janë këto kompani dhe punët e tyre në Shqipëri:

Mabetex Group

Mabetex, e regjistruar në Zvicër është e njohur për projektet ndërkombëtare të ndërtimeve dhe e drejtuar nga biznesmeni dhe politikani Pacolli. Në vitin 2017 kompania propozoi idenë për të marrë në zotërim zona toke në parkun e Divjakës dhe Karavastasë me qëllim ndërtimin e dhjetëra komplekse vilash, hotelesh dhe pallatesh.

Projekti propagandohej të kapte koston e investimit prej rreth 1 miliardë dollarësh, shifra që në fillim i tundonin banorët e zonës për ta pëlqyer projektin. Projekti në fjalë, përfitonte nga lehtësitë fiskale dhe ligjore që krijon ligji i investimeve strategjike i miratuar nga qeveria Rama në vitin 2015. Ndër lehtësirat ishin edhe përfitimi i tokës publike nëse investimi ishte madhor për turizëm.

Mirëpo angazhimi i mjedisorëve në diskutimet publike për të treguar efektet negative dha ndikim dhe banorët iu bashkuan qëndrimit kundër. Çështja u ndërkombëtarizua për faktin se zona e Divjakë-Karavastasë është strehë e 10 lloje shpendësh të rrallë dhe që njëkohësisht është zonë e mbrojtur me statuse ndërkombëtare Ramsar, IBA dhe KBA. Si përfundim qeveria hoqi dorë nga projekti.

Yda Group

Kompani turke ndërtimi, e njohur për ndërtimin e spitaleve dhe rrugëve me Partneritet-Publik-Privat, kryesisht në Turqi. Kompania njihet për lidhjet e afërta me presidentin turk Erdogan. YDA Group do të ndërtojë edhe spitalin e Fierit në vend.

Kujtojmë se gjatë inagurimit të fillimit të punimeve, pronari i kompanisë Hüseyin Arslan, u shpreh se:

Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdoğan, javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë. Duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë.

Kompania 2A Group shpk

Kompania 2A Group, e regjistruar në Prishtinë është në pronësi të biznesmenit Kosovar Valon Ademit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit