Ditën e djeshme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Kosovë, ku një vogëlush 4-vjeçar u përplas nga një automjet dhe si pasojë e plagëve të rënda të marra ndërroi jetë. Ndërkohë, familja e vogëlushit që humbi jetën, ditën e sotme ka vendosur t’i zgjasë dorën dhe të fali familjen e personit i cili goditi fëmijën e tyre. TV Malisheva raporton se ky akt human erdhi sot para varrimit të fëmijës, ku familja Hoti nga Carralluka dhe familja Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës, nuk lanë vend për hakmarrje mes familjeve. Vlen të theksohet se falja e gjakut dhe në raste të tjera të ngjashme janë karakteristikë e banorëve të Malishevës. Kujtojmë se fëmija 4-vjeçar u aksidentua nga një makinë në Carrallukë të Malishevës, teksa po ngiste biçikletën.