Një sherr i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy reperë mjaft të njohur janë përleshur me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për reperin me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi, të cilët janë mjaft të njohur nga të rinjtë shqiptarë dhe kosovarë. Në një video ekskluzive për JOQ shihet se disa të rinj janë përfshirë në sherr teksa kanë ndaluar makinën në mes të rrugës. E gjitha nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision. Reperi iu përgjigj një pyetjeje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Përplasja ka vijuar edhe në rrjetet sociale, për të përfunduar pastaj në mes të rrugës në një "përballje të vërtetë".