Një ngjarje e paprecedentë ndodhi ditën e sotme në Tiranë. Një vajzë u qëllua nga një efektive policie vetëm se ajo po e kundërshtonte atë me fjalë. Video u kap nga një aklimtar i rastit dhe u dërgua në redaksinë JOQ Albania. Vajzat ishin ndaluar për maskën dhe në atë moment kanë kundërshtuar policinë. Por në një moment efektivja e policisë e godet me shpullë njërën nga vajzat, edhe pse ato thjesht po kundërshtonin me fjalë dhe nuk po bënin asnjë veprim. Në lidhje me këtë, pas publikimit të lajmit nga ana jonë, ka reaguar vetë vajza e cila u qëllua nga policja.
Ajo thotë se nuk ishin të vetmet që po ecnin pa maskë, për më tepër që i kishin në xhep. Ajo shton më tej se policja filloi t'i tregonte nenet dhe se sa orë i mbanin në komisariat. Vajza shprehet se kjo nuk është normale, pasi policja mund vetëm të vinte gjobën dhe s'kishte përse ta godiste.
Mesazhi i vajzës: