Enkel Joti padyshim që mund të futet në listën e atyre funksionarëve publike në poste të larta drejtuese që shpërdoron paratë e Buxhetit të Shtetit dhe i fut ato në xhepat e oligarkëve të Shëndetësisë. Drejtori i QSUT ka lidhur marrëveshje goxha fitimprurëse me të preferuarit e tij në këtë fushë, drejtorë kompanish farmceutike, barnash, e jo vetëm, pasi nuk ka tender të hapur nga institucioni që ai drejton, që të mos jetë i shënuar me shkelje.
ENKEL JOTI | EDI RAMA
Këtë radhë një tender me vlerë mbi gjysmë miliard lekë i është dhënë Fatmir Strugës, zotëruesit të FEDOS, kompanisë që mban inicialet e pjesëtarëve të familjes Struga. Sipas shifrave zyrtare, kjo kompani ka përfituar 4.7 MILIARD LEKË në sektorin që përfiton vlerën më të lartë nga Buxheti i Shtetit çdo vit.
556 MILIONË LEKË ka futur në dorë Struga pasi 2 nga kompanitë që merrnin pjesë fiktivisht në tender, pjesë e TRUSTIT të grupit të tij, OES Distrimed i çiftit Rizaj dhe Eltian 2009 e Resulajve, nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike. GEN-ALB SHPK të e Marenglen Koçias dhe Albano Begos, konkurrentin e vetëm në këtë tender, Struga e ka eliminuar duke bërë ankesë në KVO, e cila i është pranuar. Dy ortakët nuk e kanë lënë me kaq dhe e kanë ankimuar vendimin, por në fuqi është lënë vendimi i parë duke shpallur fitues Strugën në këtë tender me vlerë të frikshme.
Rikujtojmë se të dyja këto kompani, kanë përfituar secila dy tendera me vlerë të frikshme, teksa vendi vlonte nga protestat për Klodian Rashën.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.