Myrto Uzuni mesa duket ka gjetur veteveten në kampionatin hungarez të futbollit. Ai po shënon javë pas jave me skuadrën e Ferencvarosh. Ditën e djeshme ai u bë sërish protagonist me skuadrën e tij, duke shënuar për ndeshjen e tretë radhazi. Në takimin kudnër Kisvarda, Ferencvaroshi synonte të ruante distancën ndaj njërës prej skuadrave që e ndjek pas me pikë. Megjithatë sfida u mbyll 1-1 dhe golin për Ferencvarosh e shënoi pikërisht Uzuni në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, duke barazuar rezultatin e kësaj ndeshjeje.
Vlen të theksohet se ky ishtre një gol i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, i cili çoi në pesë bilancin r golave në këtë kampionat, duke hyrë tashmë në listën e 10 golashënuesve më të mirë.