JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pirlo: Të anulojmë ndeshjen me Interin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/01/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Do të luhet nesër në mbrëmje ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i cili ka komentuar edhe humbjen e fundit në kampionat ndaj Interit. Pirlo tha se ajo ndeshje duhet harruar dhe anuluar në mendjen e të gjithë ekipit.

Pirlo tha:

Disfata ndaj Interit? Kur humbet, nuk duhet të bësh gjë tjetër, vetëm se ta harrosh dhe ta anulosh në mendje atë ndeshje. Ne duam të tregojmë se jemi ndryshe nga ajo natë. Skuadra e fiton titullin prej 9 vitesh, duke luftuar dhe punuar fort. Ne jemi duke u përpjekur të marrim edhe titullin e 10-të radhazi. Mund të kemi pasur disa vështirësi, por ambicia mbetet. Ne punojmë si ekip dhe përpiqemi të marrim më të mirën, pa bërë gabime dhe jam i bindur se do ia dalim.