Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, gazetarja: Policia nuk është treguar transparente, kishte rrjedhje gazi nga makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2021, 22:06

Para pak ditësh u njoftua se biznesmeni italian Davide Pecorelli ishte zhdukur, ndërsa makina e tij ishte gjetur e djegur në Gjegjan të Pukës. Mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja nga kjo ngjarje e cila është mbajtur e fshehur nga policia, ku edhe pasi është bërë publike nuk ka patur transparencë. Gazetarja tregon se makina e italianit është djegur ngadalë dhe kjo sjell në vëmendje se kjo ngjarje mund të jetë një aksident. Sipas gazetares ekspertët thonë se nga rrjedhja e gazit është asfiksuar dhe prandaj nuk ka dalë.

Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë e djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje. Vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit. Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu. Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia. Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi. Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh.

Po si nuk ka dalë ai jashtë kur makina është djegur ngadalë?

Ekspertët thonë se nga rrjedhja e gazit është asfiksuar dhe prandaj nuk ka dalë. Më pas makina nëse do kishte rënë në përroin aty afër , rrjedha kushedi ku e kishte çuar. Se tanin policia sjell njoftime nga më banalet per gjoba, vjedhje celularësh, kurse për një shtetas të huaj s’mori mundimin të bëjë 5 rreshta. Ishte një ngjarje që nuk mund të mbyllej kështu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit