Shqiptarët u jepnin urdhëra ushtarëve në Greqi/ Grekët vijojnë indinjatën: Të vendoset ‘ligji i gjakut’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2021, 19:04

Disa ditë më parë, videoja e dy të rinjve shqiptarë që u jepnin urdhëra ushtarëve grekë bëri xhiron e rrjetit. Videoja u bë jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi ku u diskutua gjerësisht, ndërsa u shpreh edhe zemërimi i madh nga ana e grekëve. Por, siç duket ngjarja e ndodhur nuk ka mbaruar për shtetin fqinj. Shtabi i Përgjitshëm ka nisur hetimet dhe pritet që të marren masat për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK. Ndërkohë, Apostolos ka thënë se gradat në ushtri nuk mund t’i jepen kujdo për shkak të të dhënave konfidenciale që mund të qarkullojnë mes ushtarakëve të lartë, të cilët sips tij duhet të zgjidhen në bazë të ligjit të gjakut.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Videoja më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhëra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm. Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj. Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre. Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës.

Burimi:www.newsbreak.gr |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit