Altin Goxhaj: ‘EDsat Pasha’ e shiti detin te Greku dhe Turku si plaçkë shkëmbimi dhe pazaresh

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19.01.2021, 14:58

Ditën e sotme ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi se me 12 miljet në detin Jon, Greqia do të zgjerohet me 13 mijë km2. Sipas projektligjit, territori i Greqisë do të zgjerohet me 10%. Ndër të tjera ai e quajti një moment historik votimin e sotëm në Parlamentin grek. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili thekson se çështja e detit është bërë si plaçkë shkëmbimesh dhe pazaresh.

Postimi i plotë i Goxhajt:

Përfundimisht EDsat Pasha na e shiti te Greku dhe te Turku (si plaçkë shkëmbimi) edhe Detin Jon sipas pazareve me Soros dhe Erdogan (kompensim për marëveshjen Turqi-Greqi të ndërmjetësuar nga Rama duke u ofruar Detin Jon). Kush është reagimi i Lylit të Soros dhe SHQYPit? Të vetmit që reaguan ishin një grup patriotësh në 6 Janar ku bilanci përfundoi me Prof. Sazan Gurin e dhunuar me kocka të shembura i cili sapo kish dalë nga spitali me operacion në zemër dhe mund të kish qenë edhe dëshmori i vetëm në mbrojtjen e territorit shqiptar.. Të gjithë heshtin. Koalicioni Për Shqipërinë kundër gjithë kësaj klase politike të poshtër tradhëtare antishqiptare do të futet në Zgjedhje dhe premton se s’do të njohë asnjë zgjerim të Greqisë në Jon sps zgjerimi i Greqisë do të thotë që ne e jona fo të jetë veç një rrip deti sa me bo not me kamardare pasi Greku merr gjithë Jonin (futuni në hartë dhe shihni se si ca ishuj të pabanuar grek greku i quan territor grek dhe merr gjithçka (rrezja 12 milje) në Veri dhe Perëndim të tyre dmth gjithë Jonin. Nëse na mbështet me vota populli do të kundërveprojmë menjëherë duke u tërhequr nga çdo gjykatë Hage dhe nuk do të njohim asnjë zgjerim të Greqisë. Çuarja në Gjykatën e Hagës është 100% gjyq i humbur (sps influenca greke lidhet me edhe me gjeopolitikën dhe Turku ka rënë dakort sikompensim për hallet e veta me Greqinë siç bëri para 100 vjetësh me trojet tona). Ndaj dhe Lyli i Soros çirrej në shkallët e SHQUP para medias “TA ÇOJMË SA MË PARË NË GJYKATËN E HAGËS” ditën që plasi skandali dmth ta humbim sa më shpejt, sps ju e mbani mend 1 dekadë më parë kur u kap me presh në dorë duke na shitur detin Jon te Bakojanis… SPS NE DO DREJTOHEMI NGA NJËMKLASË POLITIKE QË KA QË NË 1941 QË PUNON PËR SERBINË DHE PREJ 1991 TË REKRUTUAR NGA SOROS PUNON PËR GREQINË KUNDËR SHQIPTARËVE! Ja një ndër 101 arsyet pse duhet të votoni në 25 Prill kundër kësaj klase politike tradhëtare dhe armike e paguar kundër shqiptarëve!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit