JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mirlinda Karçanaj hap 1.7 miliardë tender për ankesat e firmave… për tenderat
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15/01/2021 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha rilindase e AKSHI-t është me të vërtetë e paparë. Përveçse shumica dërrmuese e tenderave që jep ajo por dhe institucionet e tjera janë kryekëput të dyshimta, zonja drejtoreshë planifikon të marrë para shtese në një mënyrë mjaft të gjetur.

Siç dihet ndodh që për tendera të ndryshëm të marrin pjesë disa firma në të ashtuquajturën garë. Natyrisht që meqenëse shumica e tenderave janë të dyshimtë, firmat që nuk fitojnë por që i përmbushin kushtet, ankohen pranë komisioneve përkatëse të prokurimit. Sigurisht që asnjëherë ankesa e tyre nuk merret parasysh. Por si duket Mirlinda ka menduar të nxjerrë para dhe nga ankesat.

Kështu ka vendosur të hapë një tender për të menaxhuar në mënyrë elektronike këto ankesa. Dhe ky tender ka fond limit rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra. Me pak fjalë Mirlinda “ta fut” dy herë. Herën e parë kur shpall fitues firmën e paracaktuar prej saj, dhe herën e dytë kur për të menaxhuar ankesat e humbësve hap tender prej 1.7 miliardë. Epo, më bukur nuk ka apo jo?