Autoritetet greke kanë vazhduar hetimet e plota për të gjetur shqiptarin, që dyshohet se është autori i 'eliminimit' të 43-vjeçares ukrainase dhe farmacistit 42-vjeçar, brenda shtëpisë së saj në Loutraki. Hetimet deri tani kanë treguar se 45-vjeçari shqiptar mund te ketë pasur edhe një bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Mediat fqinje shkruajnë se një person tjetër që kishte marrëdhënie miqësore me Fotini Svitlana, është zhdukur në të njëjtën ditë me të dyshuarin kryesor.
Duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë, autoritetet dalluan natën e ngjarjes tronditëse, pranë shtëpisë së fshatit të 43-vjeçares, figurën e një burri, që përputhet me karakteristikat e këtij personi. Shqiptari është ish-partneri i së ndjerës dhe ka qenë i dënuar më parë. Vajza e çiftit u tha autoriteteve se nëna e saj “i kishte dhënë fund një marrëdhënieje me një person të dhúnshém dhe shtypés”, duke vënë në dukje se “nuk e imagjinoja kurrë se kjo marrëdhënie do të ishte fatale për të”.Gruaja ishte njohur me shqiptarin pikërisht në këtë ishull. Kur u largua nga zona për në Loutraki, ai nuk mund ta pranonte dot këtë fakt dhe bëri gjëmën.