Disa banorë të cilët kanë blerë apartamente pranë kompleksit “Mangalem 21” të ndërtuar nga firma “KONTAKT” pranë zonës së "Ali Demi-t" në Tiranë, kanë kontaktuar të shqetësuar redaksinë e JOQ Albania.
Ata shprehen se firma në fjalë ka dalë jashtë planit të ndërtimit duke nxjerrë disa dyer e dritare jashtë këtij plani dhe se për këtë arsye mban rrugën peng duke mos e shtruar. Në këtë mënyrë këta banorë përballen me baltën për të shkuar në shtëpitë e tyre që kane blerë pranë këtij kompleksi.
Ndërkaq ata denoncojnë se ky kompleks nuk ka respektuar as hapësirat mes pallateve të kompleksit për kalimin e mjeteve të urgjencës të tilla si ambulancat dhe zjarrfikëset. Gjithashtu ata shtrojnë edhe problemin se në këtë kompleks nuk ka as rrugë që të kalojnë karrocat me fëmijë por ka vetëm shkallë.
Banorët shprehen se aty përballen me një katastrofë urbane pasi askush nuk vjen për kontroll, as nga inspektoriatet ndërtimore dhe as nga bashkia që ka dhënë lejen ndërtimore. Sipas tyre kjo ndodh sepse administratori Fatmir Bektashi ka miqësi me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Në fakt administratori i kompanisë “KONTAKT”, Fatmir Bektashi, njihet gjërësisht në komunitetin e ndërtuesëve si mik i Abi Malltezit dhe Erjon Veliajt.
Në vijim do të gjeni denoncimin e plotë të banorëve: