Një makinë është vjedhur mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit. Makina është grabitur krah autostradës, ku ka qenë e parkuar. Bëhet fjalë për një automjet i tipit “Benz CLS” me targa AA 444 VD, ngjyrë gri.
Pronari ka denoncuar rastin në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta gjetur përsëri automjetin e tij. Nga pamjet e dërguara nga pronari shihet sesi dy persona hapin derën makinës nga ana e shoferit, e ndezin dhe më pas largohen, të ndjekur nga një makinë tjetër. Pronari shprehet se do ofrojë shpërblim pë atë që jep informacion.
Zona e Tiranës dhe e Durrësit, është zona e cila preket më shumë nga hajdutët e automjeteve, të cilët shpeshherë i përdorin këto të fundit edhe për qëllime të këqija. Në shumicën e rasteve policia rezulton të dështojë në gjetjen e këtyre automjeteve pasi i ndërrohen targat dhe modifikohen.