Edhe pse akuzohen për shfrytëzim detyre, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për tre zyrtarë të ARRSH-ës. Mësohet se për këta të fundit, dy ditë më parë u dha masa “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Mirëpo sot Gjykata ndryshoi totalisht mëndje. Konkretisht për Lekë Tushajn dhe Kastriot Brahën që ishin dënuar me “arrest me burg”, seanca e rivlerësimit vendosi t'u paraqesë masën detyrim paraqitje, ndërsa për Agron Hasën mbeti në fuqi masa “arrest shtëpie”.