Argjentina fitou mbrëmjen e djeshne në La Paz teksa triumfoi kundër Bolivisë me rezultatin 2-1 dhe kështu nisi në mënyrë perfekte kualifikimet për Kupën e Botës në Katar në 2022. Argjentinasit festuan pas një kthesë me golat e Lautaro Martinez dhe Correa, dhe pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një incident.
Në qendër të vëmendjes ishte Messi, i cili kishte diçka për t’i thënë kapitenit të ekipit vendas Moreno. Messi pësoi provokime të ndryshme gjatë ndeshjes, kështu që në fund vendosi të sqarohet personalisht me anëtarët e ekipit kombëtar bolivian. Kishte sharje dhe fyerje nga të gjitha anët, asgjë e pazakontë për klimën e futbollit të Amerikës së Jugut. Pas disa minutash debate të nxehta, tensioni u qetësua, Messi dhe ekipi i tij festuan triumfin e merituar.