Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha , ka mbyllur aventurën në Australi dhe tashmë do të rikthehet në futbollin europian, teksa i është bashkuar së fundmi klubi zvicerian të Ksamaks që militon në Ligën e Parë. 33-vjeçari e ka një rikthim në kampionatin zvicerian këtë transferim. Ka qenë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashën.
Shqiptari nga Suhareka u aktivizua 29 ndeshje me fanellën e Melburn, teksa së fundi ishte futbolli i lirë. Ndeshja e fundit zyrtari qe mesfushori është aktivizuar rezulton më 12 gush. Basha e njeh mirë futbollin zvicerian, teksa hapat e para i ka hedhur te klubi i Lozanos, gjatë sezonit 2004-2005, ku u aktivizua 36 takime, ndërkohë që në sezonin 2015-2016 ishte pjesë edhe e Luzern.