Si Interi, ashtu dhe Milani, po përballen me një situatë kaotike nga koronavirusi në prag të derbit. Teksa te Interi rastet kanë shkuar në 5, edhe në kampin e rivalëve të Milanit janë shtuar infektimet. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mateo Gabia, teksa më parë ishin të infektuar edhe Duarte me Ibrahimovic. Mungesa e Gabias i krijon akoma më shumë probleme skuadrës dhe trajnerit Pioli, të cilit i kanë mbetur për prapavijën vetëm alternativat e para duke reduktuar ata rezervë. Futbollistët Romanjoli, Duarte, Konti, Musakio nuk janë akoma në gadishmëri për të luajtur për shkak dëmtimesh dhe infektimi me koronavirus.