Pas pak luhet Maqedoni-Kosovë, e vlefshme për "Play-Off" të Ligës së Kombeve. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, teksa bien në sy mungesat e rëndësishme nga të dyja krahët. “Dardanët” vijnë në këtë përballje me plot 8 mungesa të rëndësishme, ku spikasin Rrahmani, Muriqi dhe Rashica. Gjithsesi, pavarësisht këtyre mungesave, të besuarit e Shaland, i kanë cilësitë të të arritur një fitore historike në Shkup.
Për sa i përket përfaqësueses maqedonase, trajneri vendas ka hedhur nga minuta e parë plot 5 futbollistë me origjinë shqiptare. Bejtulai, Musliu, Ademi, Alioski dhe Bardhi luajnë nga minuta e parë në këtë përballje. Ja formacionet zyrtare:
MAQEDONIA E VERIUT: Dimitrievski, Bejtulai, Velkoski, Musliu, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Nestorovski, Pandev.
KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kulolli, Shala, Berisha, Hadergjonaj, Celina, Zeneli, Nuhiu.