Milan Skriniar është futbollisti i radhës tek Inter që preket nga COVID-19. Gjatë ditës, fillimisht pozitiv ishte konfirmuar mbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili kishte ardhur nga grumbullimi me Italinë U21.
Por, tani është SportItalia që raporton se bashkëlojtari i Bostonit, Skriniar, është prekur nga COVID-19 gjithashtu. Skriniar aktualisht është i grumbulluar te Kombëtarja e Sllovakisë.
Dy mbrojtësit zikaltër janë izoluar dhe mund të humbasin derbin me Milanin që do luhet në datën 17. Në Itali, ka disa raste të futbollistëve të prekur me COVID-19, me Genoan që e ka pësuar më së shumti.