Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Shkupit, pasi të enjten do të zhvillojë ndeshjen kryesore të saj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-off të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian. Dardanët drejt qytetit të Shkupit u nisen sot nga ora 10:30, teksa pritet të mbërrijnë në destinacion pas orës 13:00.
Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, tifozët dardanë organizuan mbështetje masive për lojtarët e tyre. Kosova do zhvillojë sonte një stërvitje në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku nesër zhvillohet ndeshja nga ora 20:45. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk mund të llogarisë në ekip lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca.