Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shkollën Gosforth Park në Newcastle, qytet në veri të Anglisë. Një pemë u rrëzua në oborrin e shkollës duke lënë të vdekur një vajzë 6-vjeçare. Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë, e mitura ndërroi jetë një ditë më pas në spital, si pasojë e dëmtimeve të pësuara. Policia e zonës deklaroi se ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen, e cila dyshohet të jetë aksidentale.
Burimi: BBC| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA