JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Higuain dështon te ekipi i ri, penallti e humbur dhe sherr që në ndeshjen e parë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/09/2020 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gonzalo Higuain nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij në MLS. Argjentinasu u largua nga Juventusi dhe zgjodhi të vijonte karrierën tek Inter Miami, klub që ka David Beckhamin si president, por debutimi i tij nuk ka qenë ai që pritej. Ekipi i sulmuesit argjentinas u mposht 3-0 në fushën e Philadelphia Union. Higuan pati një shans të artë për të rihapur takimin në minutën e 77-të, teksa kishte humbur dy raste të pastra më parë.

Rezultati ishte 2-0 për vendësit, penallti për Interin, por Higuaini dështon të dërgojë topin në rrjetë. Philadelphia realizoi edhe një gol tjetër, duke siguruar tri pikët pas triumfit me "tris". Në këtë takim nuk mungoi as tensioni. Kundërshtarët u tallën me bomberin latin pas humbjes së penalltisë dhe ky i fundit nuk i mbajti nervat. Një grindje nisi në fushën e blertë dhe 32-vjeçari rrezikoi të ndëshkohej me karton të kuq. Si duket, Gonzalo e paska marrë lehtë këtë kampionat.