Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për vendet e rajonit. Gjatë ditës pritet që ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe të kontaktojë me homologët e tij nga rajoni dhe të dakordohen për vendim unanim rreth çështjes së kufijve. Përkundër nismës për heqjen e testeve PCR, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.