Një numër i madh i nxënësve akoma nuk kanë pajisje për të punuar me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, në Maqedoninë e Veriut, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. "Ankesat më të mëdha janë se nuk posedojnë pajisje. Shumica e nxënësve, mjet për komunikim kanë telefonat dhe shumë pak, një numër i vogël i nxënësve janë të pajisur më laptop ose kompjuter. Sugjerimet dhe udhëzimet që kemi pranuar prej Ministrisë më tepër kërkohet që të posedojnë laptop dhe kompjuter. Ne kemi pas trajnim tre ditë, për tre ditë nuk kemi pas mundësi që ti njohim të gjitha aplikacionet që I përmban platforma" deklaroi Bunjamin Ahmedi, mësimdhënës i historisë. Shumë mësimdhënës, gjithashtu, ankohen se shumë prej fjalëkalimeve nuk janë funksionale. Sipas tyre, në të shumtën e rasteve edhe vet Platforma nuk funksionon.