JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SONDAZHI/ A mendoni se populli do t’i japë Edi Ramës një mandat të tretë qeverisës? 72% e votuesve: “Jo”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/09/2020 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama ka ndezur motorët e fushatës për të fituar mandatin e tretë. Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste. Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.

Në një mbledhje me grupin parlamentar ai është dëgjuar të thotë:

Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë. Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë. A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata. Më e mira në vetvete për alternativat.Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë. Por kjo nuk mjafton.

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai. Ndërkohë në lidhje me këtë, JOQ Albania krijoi një sondazh me anë të të cilit synohej testimi se çfarë mendojnë shqiptarët.

Pyetja e shtruar ishte:

A mendoni se populli do t'i japë Edi Ramës një mandat të tretë qerverisës?

Siç edhe pritej, përkundër deklaratave optimiste të Ramës, rezultoi se 72% e votuesve u shprehën kundër një mandati të tretë qeverisës për rilindasit, ndërsa vetëm një pjesë prej 28% u shprehën se populli do ta votojë sërish.