Ronaldo shpëton Juventusin nga humbja, barazon i vetëm Romën

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27.09.2020, 22:51

Sezoni është i ri, Ronaldo vazhdon të jetë i njëjti. Ylli portugez, edhe një herë bëri diferencën në fushë për skuadrën e Juventusit në ndeshjen e sotme ndaj Romës, të vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Kampionët e Italisë kanë arritur që të marrin një pikë në Romë në barazimin 2:2, pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta. Roma kaloi e para në epërsi, duke shënuar me Veretout, me anë të një penalltie. Ishte Cristiano Ronaldo ai që u kundërpërgjigj në radhët e Juves, duke shënuar gjithashtu nga pika e bardhë, në minutën e 44’.

Kur mendohej se me këtë rezultat shkohej në pushim, ishte përsëri Veretout ai që gjeti golin për 2-1. Juventus mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62’, kur Adrien Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq, por kjo nuk pengoi ‘Zonjën e Vjetër’ që të gjente golin edhe një herë tjetër dhe të merrte një pikë. Pas një hargimi të bukur nga Danilo, Ronaldo kërceu me me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2. Këto dy gola të Ronaldos bëjnë që Juventusi të mos mposhtet në ‘Olimpico’ dhe të marrë një pikë me vlerë. Barazimi sheh Juven të shkojë në katër pikë, kurse për Romën sjell pikën e parë të sezonit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit