”Ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës” gostitet me 560 milionë lekë tender në Durrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.09.2020, 21:36

Një kompani e cila është përpjekur të mos bjerë shumë në sy, e quajtur “2 T” sh.p.k. rezulton te jetë ndërkohë njëra prej atyre firmave që ka përfituar jo pak tendera nga pushteti. Administrator dhe njëri nga dy pronarët e kompanisë, është Artan Sako. Ky i fundit rezulton të jetë sipas artikujve në media, vëllai i komandantit të gardës së Republikës, Gramos Sako. Por përveçse vëllai i një funksionari të tillë, sipas aludimeve në media, dyshohet se është edhe personi i cili më kompaninë e tij “2T”, ka ndërtuar një pallat në pronësi të vëllait dhe xhaxhait të Linda Ramës.

Ky pallat ndodhet pranë Institutit të Higjenës në Tiranë, dhe aludohet se është ndërtuar në një zonë të destinuar për lulishte. Kompania “2T” sipas të dhënave publike, del se ka përfituar shumë tendera nga shumë institucione shtetërore. Në 6 vitet e fundit, kompania në fjalë ka marrë rreth 15 milionë euro tendera. Por përveç tyre, ajo vazhdon përsëri të përfitojë tendera nga shteti. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të ri me vlerë rreth 560 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi në fjalë ka për objekt “Rikonstruksion i Rrugës “ Manastiri ” Shënvlash Durrës” dhe mban numrin e referencës REF-67414-07-30-2020. Fondi limit i tenderit është 47,270,484 lekë të reja pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë 5 kompani, dhe fituese është shpallur “2 T” shpk me vlerë të ofruar 46,786,558 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 560 milionë lekë të vjetra me TVSH).

Mirëpo në garë ndodhi një paradoks. Njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ofroi 31,159,039 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 374 milionë lekë të vjetra me TVSH). Kjo do të thotë se kjo kompani në fakt kishte ofruar gati 187 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa kompania fituese! E megjithatë ndonëse kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët, për habi kjo kompani që ofroi bindshëm më pak u skualifikua me arsyen tashmë të zakonshme se nuk plotësonte kriteret.

Nga ana tjetër, përveçse u shpall fituese me një ofertë rreth 187 milionë lekë të vjetra më shumë sesa konkurrentët, rezulton se vlera e ofruar nga firma “2 T” është e barabartë me 98,97% e fondit limit. Të dyja këto të dhëna të bëjnë të dyshosh së tepërmi se fituesi ka qenë i paracaktuar. Me pak fjalë, një “gosti” e vërtetë më miliona nga taksat tona.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit