Lali Zdromsi harron pemët dhe “mbjell” lekë, shpall fituese firmën që ofroi 95 milion më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.09.2020, 22:19

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, apo siç njihet së fundmi gjërësisht në popull si lali Zdromsi, duket se ka nuk e harron zakonin e mbjelljes. Nëse më parë dilte orë e minutë me lopatë në dorë se gjoja po mbillte pemë, tashmë me sa duket po mbjell lekë. Po si po i mbjell lekët lali Zdromsi? Me ndonjë farë speciale? Jo, aspak. Po i mbjell nëpërmjet tenderave që organizojnë institucionet në varësi të tij.

Për më saktë, bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-56859-04-27-2020. Ky tender ka për objekt “Materiale për sinjalistikë (Tabela)” për një afat brenda 20 (njëzetë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ky i fundit është një institucion që varet direkt nga Bashkia Tiranë, pra nga Lali Zdromsi.

Nga dokumentat publikë rezulton se në këtë procedurë tenderimi kanë marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat vetëm njëra ka ofruar vlerë më të lartë se kompania fituese. Ndërkohë, 4 firmat e tjera kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta. Mjafton të përmendim faktin se firma që ka ofruar vlerën më të ulët ka një diferencë prej gati 95 milionë lekë të vjetra më pak sesa firma fituese. Po cili është fituesi? Bëhet fjalë për kompaninë “I.D.K – KONSTRUKSION” shpk e cila ka ofruar vlerën prej 13.905.600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 167 milionë lekë të vjetra me TVSH. Administrator i saj rezulton Gramos Dalipi kurse pronar me 100% të aksioneve rezulton Bajram Dalipaj.

Gjithashtu nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, rezulton se vlera e ofruar nga kompania fituese është sa 92,79% e fondit limit të tenderit, një raport klasik ky që të bën të dyshosh shumë se fituesi është i paracaktuar. Ja pra, shikoni se sa thjesht Lali Zdromsi eliminon 4 kompani, ndër të cilat njërën që ofroi gati 95 milionë lekë të vjetra më pak, me argumentin e zakonshëm në këto raste se nuk kanë plotësuar kriteret. Bravo Lali, një mjeshtër i vërtetë në mbjelljen e lekëve!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit