Skandali në Vlorë/ Adoleshenti që u shtyp nga skrepi punonte në të zezë, ndalohen dy persona

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.05.2020, 12:01

Dje një 17-vjeçar humbi tragjikisht jetën në Vlorë pasi u godit nga skrepi i një fadrome teksa ishte duke punuar për hapjen e një grope që do shërbente për ndërtimin e një parkingu.

Fillimisht policia deklaroi se viktima ishte 25 vjeç por kjo është rrëzuar nga KSHSH e cila deklaroi se i mituri ishte 17 vjeç dhe se ndërroi jetë për shkak të mungesës së sigurisë teknike.

Të tjera detaje bëhen me dije sot nga burime të siguruara nga Faxweb.al.

Mësohet se Jaup Begotaraj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit i ka me probleme të shëndetit mendor.

I riu së bashku me manovratorin Bujar.Ç punonin në pastrimin e inerteve për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë, ndërkohë që fillimisht u fsheh ky fakt dhe u deklarua se adoleshenti shkoi atje për të takuar një shok dhe jo si i punësuar.

Policia e Vlorës ka nisur hetimin për firmën e ndërtimin ku punonte 17 vjeçari ndërsa mësohet se në prangat e policisë ka rënë manovratori dhe tekniku i firmës që mbikqyrte punimet. Po ashtu bëhet me dije se i riu punonte pa siguracione dhe jashtë çdo rregulli ligjor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdèkjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit