Festë me 27 veta gjatë izolimit, infektohet me koronavirus një princ

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.05.2020, 07:28

Një princ ka kontraktuar koronavirusin pasi ka marrë pjesë në një festë gjatë izolimit në Spanjë.

Princi belg Joachim, 28 vjeç, udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për një stazh më 26 maj.

Dy ditë më vonë, ai shkoi në një festë në qytetin jugor të Kordobas, dhe më pas rezultoi pozitiv për Covid-19.

Sipas informacioneve princi, nipi i mbretit të Belgjikës, Philippe, ishte në mesin e 27 personave në festë.

Sipas rregullave të izolimit të Kordoba, një parti e kësaj madhësie është shkelje e rregullave pasi nuk lejohen mbledhjet e më shumë se 15 personave bashkë.

Policia spanjolle ka nisur një hetim lidhur me festën. Nëse zbulohen organizatorët mund të gjobiten me 10,000 € për thyerjen e rregulla të vendosura.

Të gjithë ata që morën pjesë në festë thuhet se janë në karantinë. Princi Joachim, djali më i ri i Princeshës Astrid dhe i 10-ti në radhë për fronin belg, thuhet se ka simptoma të lehta të koronavirusit.

Rafaela Valenzuela, një përfaqësuese e qeverisë spanjolle në Kordoba, dënoi festën, duke i quajtur ata që morën pjesë "të papërgjegjshëm".

Jam shumë e zemëruar me ta. Një incident i këtij lloji në një moment të zi për kombin ku ka kaq shumë të vdekur nuk ka fare kuptim.

Kështu u shpreh Valenzuela për mediat.

Burimi: bbc Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit