Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Raportohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Paraprakisht, mësohet se viktima është një 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
Vrasja ka ndodhur në një hotel që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i paidentifikuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.
Pak më herët ndodhi një plagosje me armë zjarri në Shijak.