Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke sjellë plagosjen e drejtuesit të mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirakë, ndërsa dyshohet se furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Librazhdit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore dhe identitetin e të plagosurit.