Koronavirusi në Itali/ Rritet sërish numri i vdekjeve ditore, ulen rastet e reja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 18:43

Numri i vdekjeve ditore si pasojë e koronavirusit në Itali po rritet përsëri.

Sipas mediave italiane, kjo lidhet me rritjen e vdekjeve nga Covid-19 në rajonin e Lombardisë, por në rajonet e tjera situata paraqitetet pozitive.

Sot për herë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në 11 rajone të Italisë, dhe ka vetëm një viktimë në Marche dhe një në Siçili, shkruan La Republicca.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 416 raste të reja, shumica e të cilave janë në Lombardi (221 raste). Midis rajoneve të tjera më të prekura nga koronavirusi, mund të veçohet rritja e rasteve të reja në Piemonte, ku janë regjistruar 82 raste, në Liguria 32 raste dhe 20 në Emiglia Romagna. Ndërkohë, në Umbria, Molise, Abruzzo, Basilicata, Kalabria dhe Sardenja, nuk është regjistruar asnjë rast.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 111 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 87 jetë të humbura.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të shtunë në 33,340.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 232,664.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 155,633 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 450 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive. Duhet theksuar se numri i pacientëve të shtruar në spital dhe në njësitë e kujdesit intensiv vijon të ulet që prej më shumë se një muaji.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2789 pacientë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që rastet aktive vijojnë të ulen prej më shumë se një muaji, duke zbritur në 43,691.

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.5 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.

Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Burimi: La Republicca|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit