Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi kanë shantazhuar një vajzë me publikimin e disa fotove dhe videove intime.
Sipas policisë së Kosovës publikimi i materialeve intime do të bëhej në rrjetet sociale.
Gjithashtu dy personat e arrestuar i kanë kërkuar vajzës 25 mijë euro.
Pas denoncimit të këtij shantazhit ata janë arrestuar.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Prishtinë 14.04.2020 – NN. Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.