AMT letër Bankës Europiane për Investim: Mos i jepni hua qeverisë për ndërtimin e “Teatrit të ri”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.05.2020, 14:33

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon përpjekjet për të rikthyer godinën e TK si ishte dikur dhe për të mos lejuar ngritjen e një godine të re sipas planeve të Ramës dhe Veliajt.

Përfaqësues të AMT i kanë dërguar një letër Werner Hoyer, Presidentit të Bankës Europiane për Investim, përmes së cilës i kërkojnë që të refuzojë kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë para hua për ngritjen e godinës së re.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit insiston se me çështjen e TK është abuzuar prej qeverisë dhe ka pohuar se SPAK ka nisur hetimet lidhur me çështjen.

Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj dhe vëmendjen e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar, një situatë që mund të përfshijë Bankën Europiane të Investimeve në cilësinë e huadhënësit për një kredi që mund të kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe / ose Bashkia e Tiranës.

Kështu thuhet në letrën që AMT ka dërguar tek Banka Europiane për Investim.

Ata kanë kërkuar përmes këtij komunikimi të shkruar që Banka Europiane e Investimeve të mos pranojë kërkesën e Ramës dhe Veliajt për të marrë një hua për ndërtimin e godinës së re të Teatrit bazuar në arsye të rrepta morale, ligjore dhe etike.

Letra e plotë:

Për dijeni ajo u adresua edhe tek një sërë titullarësh të institucioneve të Bashkimit Europian dhe të Europa Nostra. Në foto teksti në anglisht dhe si vijon në shqip.Për: Werner Hoyer, President i BEIPër dijeni:

Ursula von der Leyen, PRESIDENTE

Josep Borrell Fontelles, PËRFAQËSUES I LARTË/ZËVENDËSPRESIDENT

Margaritis Schinas, ZËVENDËSPRESIDENT

Mariya Gabriel, KOMISIONER

Didier Reynders, KOMISIONER, Drejtësi

Janez Lenarčič, KOMISSIONER, Manaxhim krize

Olivér Várhelyi, KOMISIONER, Fqinjësia dhe zgjerimi

Jutta Urpilainen, KOMISSIONER, Partneritetet ndërkombëtare

Andrej ŠIRCELJ, Kryetar i Bordit të Guvernatorëve BE

David Maria SASSOLI, President i Parlamentit Europian

Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri

Hermann Parzinger, President Ekzekutiv, Europa Nostra

Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, Sekretare e Përgjithshme, Europa Nostra

Tiranë, 30 Maj 2020

I nderuar Presidenti Hoyer, Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj dhe vëmendjen e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar, një situatë që mund të përfshijë Bankën Europiane të Investimeve në cilësinë e huadhënësit për një kredi që mund të kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe / ose Bashkia e Tiranës.

Përmes këtij komunikimi, ne i lutemi Bankës Europiane të Investimeve të konsiderojë heqjen dorë nga një kërkesë e tillë eventuale bazuar në arsye të rrepta morale, ligjore dhe etike.

Ne përfaqësojmë një Aleancë të qytetarëve dhe artistëve. Që nga shkurti i vitit 2018, me një mbështetje në rritje të publikut dhe ndërkombëtare, ne jemi angazhuar për të ruajtur dhe restauruar Teatrin Kombëtar ekzistues të ndërtuar në 1938-39 dhe shembur së fundmi në një aksion qartësisht të paligjshëm të iniciuar nga Bashkia e Tiranës, si dhe për të bllokuar ndërtimin e një teatri të ri në qendër të qytetit të Tiranës.

Disa akuza dhe procese gjyqësore janë në zhvillim kundër kryebashkiakut të Tiranës dhe zyrtarësh të tjerë publikë të përfshirë në këtë situatë. Shembja e Teatrit u urdhërua dhe u krye më 17 maj 2020, si rezultat i një operacioni të urdhëruar nga Bashkia e Tiranës, i mbështetur nga rreth 1500 oficerë policie, i cili ndërkombëtarisht dhe veçanërisht nga disa përfaqësues të lartë të BE-së, u dënua si një veprim barbar dhe një shkelje e shtetit të së drejtës dhe e masave të sigurisë publike të zbatuara nën regjimin Covid-19.

Bashkimi Europian, përmes Komisioneres për Kulturën Mariya Gabriel dhe Europa Nostra, organi më i dalluar europian kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në mënyrë të përsëritur deri disa ditë para prishjes, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të mos procedonte me shkatërrimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, i cili më 24 mars ishte përfshirë në programin “7 Vendndodhjet më të Rrezikuara” të Europa Nostra, të drejtuar në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e BEI.

Ne po punonim me Europa Nostra drejt qëllimit tonë për të restauruar Teatrin Kombëtar dhe kur fluturimet të ishin përsëri të mundshme pas pandemisë, ne po prisnim që ekipi i ekspertëve të Europa Nostra dhe Institutit të BEI të vizitonte Teatrin Kombëtar dhe të fillonte me konsultimet teknike në lidhje me punën në vijim.

Dje, një letër e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Rindërtimit (në krye të një ministrie e cila u krijua me qëllimin e vetëm për të menaxhuar fondet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në një kohë kur ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk u dëmtua aspak pas tërmetit tragjik, duke na bërë kështu të mendojmë se ata do të keqpërdorin fondet që kanë marrë nga vendet e BE për procesin e ardhshëm të rindërtimit), që po jua dërgojmë bashkëlidhur, u bë publike.

Në letër kryetari Veliaj njofton se:

“Referuar komunikimeve me Institucione Financiare Ndërkombëtare (IFI), Banka Europiane e Investimeve (BEI), ka shprehur gatishmërinë e saj, për të financuar projektin e Teatrit të Ri, me kushte financiare shumë të favorshme.

Nga projekti paraprak, kosto e përgjithshme për ndërtimin e projektit parashikohet të jetë 30 milion euro.

Në vijim të procedurave të aplikimit pranë Bankës Europiane të Investimeve, lutemi të merrni në konsideratë kërkesën tonë për financim.”

Shkeljet e ligjit në lidhje me projektin e ri teatror dhe protestat e përditshme të qytetarëve që prej gati 28 muajsh, kanë çuar në:

– dy çështje të hapura në Gjykatën Kushtetuese, të cilat për shkak të procesit të vetingut janë bllokuar dhe kur ajo të bëhet funksionale duhet të vendosë mbi:

(1) ligjin special të miratuar nga parlamenti shqiptar në 2018 ndërsa presidenti refuzoi dy herë për ta konfirmuar atë, i cili do të transferonte terrenin e Teatrit Kombëtar publik tek një kompani private për zhvillim;

(2) Vendimin e Këshillit të Ministrave të 8 majit 2020 që transferoi këtë terren publik të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës;

– SPAK të hapë hetime për keqbërje të kryetarit dhe zv / kryetarit të bashkisë së Tiranës në lidhje me projektin e Teatrit Kombëtar;

– Avokati i Popullit i Shqipërisë të fillojë një hetim në lidhje me

(1) vendimin e Këshillit të Ministrave të 8 majit i cili transferoi këtë truall publik të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës dhe

(2) të gjithë shkeljet e ligjit dhe të të drejtave të njeriut në lidhje me operacionin e Bashkisë dhe Policisë më 17 maj 2020;

– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që të

(1) organizojë protesta në qytetet e mëdha të Shqipërisë për të sjellë frymën e rezistencës 28-mujore kundër shkeljes së shtetit të së drejtës, veprimeve të paligjshme kundër trashëgimisë kulturore dhe historike dhe pronës publike dhe (2) të organizojë një mbledhje mbarëkombërare firmash të ngjashme me referendum për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu si ishte dhe aty ku ishte, që po ndërmerret si në internet ashtu edhe fizikisht në secilin nga qytetet ku protesta shkon. Mbi 20 000 njerëz kanë nënshkruar deri më sot.

Ne konsiderojmë që çdo bashkëpunim i Bankës Europiane të Investimeve me institucionet që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve dhe shkatërruan trashëgiminë kulturore shqiptare dhe në të njëjtën kohë europiane (e mbrojtur nga Europa Nostra) do të nënkuptonte miratimin dhe pajtimin me shkeljen e rëndë të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Një veprim i tillë eventual do të dëmtonte fuqimisht besimin e qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve europiane, të cilat mishërojnë aspiratën tonë për një shtet të fortë të së drejtës dhe vlera të përbashkëta europiane.

Ne kemi besim se ju do ta konsideroni këtë apel dhe do ta shqyrtoni atë seriozisht përmes ekipit tuaj të profesionistëve dhe në bashkëpunim me organet më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar. Me përshëndetjet më të mira, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit