Të shtëna me mitraloz janë dëgjuar në rrugët e qytetit francez Nimes. Ky qytet ndodhet në jug të Francës.
Dyshohet se mund të ketë ndodhur një ‘shkëmbim zjarri’ midis dy bandave rivale.
Raportohet se banorët e këtij qyteti janë terrorizuar. Thuhet se dy persona janë parë të lëvizin në rrugë të armatosur.
Policia franceze është në vendin e ngjarjes dhe po punon për ta zbardhur këtë ngjarje.
Ende nuk ka raportime për persona të lënduar nga kjo ngjarje. Një grua që ka parë gjithë skenën ka mbetur e tmerruar.
Burimi: Daily Mail/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania