Thumana ka mbetur mjaft e zbrazët pas 26 nëntorit. Dy muaj pas tragjedisë, ku humbën jetën 51 persona, Thumana mbetet një panoramë mjaft e trishtë me banesa të dëmtuara dhe jo vetëm.
Banorët e paktë që kanë mbetur e krahasojnë vendin me shkretëtirën pas tëmetit të fuqishëm që lëkundi vendin tonë. Ata shprehen se kanë ftohtë nga jetesa në çadra.
“Nuk jetohet si kafshë në çadër më mirë të na vrasin. Gjithë kohën duke ngrirë së ftohti në çadër. Ndihemi si në shkretëtirë, kaq, kemi marrë fund”, thotë dikush për Abc neës.
Ndërkohë, një tjetër thotë se nuk largohet dot ngaqë mund t'i vjedhin.
“Kam gjënë e gjallë, s’mund të ikim, këtu vjedhin. Nuk jemi larguar, po rrimë në çadër”.
Një tjetër banor shprehet se asnjë ndihmë nuk ka marrë nga institucionet dhe kanë mbetur rrugëve.
“Këtë muaj njëherë, asgjë s’kanë bërë, asgjë nuk japin. Po rrimë rrugëve. Na kanë sjell ca mbeturina e i hodhën në kosh të plehrave, na kanë sjellë nga 1 kg vaj, sa për të mbyllur sytë e gojën dhe kaq. Fillimi qe i mbarë, na dhanë ndihma”.