Kylian Mbappe është padyshim e ardhmja e futbollit. 2-1-vjeçari është kthyer në kandidatin kryesor për të thyer dominimin shumëvjeçar të dyshes së yjeve Ronaldo-Messi.
Në ndeshjen e fundit të PSG, të fituar 3-0 ndaj skuadrës së Reims në Kupën e Francës, Mbappe u bë protagonisti një momenti mjaft emocionues, ende pa nisur ndeshja.
Një nga fëmijët u emocionua dhe shpërtheu në lot, kur pa se pas tij ishte një kampion si Mbappe. Megjithatë, sulmuesi u mundua ta qetësojë djalin e vogël, duke treguar thjeshtësinë e tij.