Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emisione humoristike në disa prej kanaleve kryesore në vend. Teksa në Klan shfaqej “Klanifornia”, aktorët kishin krijuar skeçe dhe ishin maskuar si aktorë dhe këngëtarë të muzikës tallava.
Ndër situatat e shumta të krijuara në skenë, protagoniste u bë dhe Marina Vjollca. Ajo imitoi kolegen e saj, Alketa Vejsiu. Gjithë imitimi dhe ironia me Alketën vërtitej rreth performancës së moderatores gjatë drejtimit të festivalit të Këngës në RTSH.
Gjatë skeçit, Marina i kërkoi njërit prej “këngëtarëve” që të këndonte me të. Në vijim të batutës, ai refuzoi duke i thënë të mbante rolin e saj të prezantueses.
Më tej, Marina, duke ironizuar fajtin që Alketa ndërroi jo pak, por 12 fustane gjatë prezantimit të spektaklit, u shpreh:
Por nuk mbaroi me kaq. Në një moment tjetër, Marina kërkoi sërish të këndonte dhe sërish u refuzua.
Ajo tha ironikisht: