Për një muaj janë djegur mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Malin Sharr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.04.2024, 16:16

Për një muaj humbëm në zjarre më tepër se 400 ha edhe atë sipërfaqet të mëdha në vetëm 2 incidente, prej të cilave me zjarrin mbi fshatin Sellcë u përballëm gati gjashtë ditë.

Raste të këtilla në Malin Sharr deri më tani nuk janë regjistruar. Prej fillimit të Prillit deri para disa ditëve kishim temperatura verore, vegjetacioni ende nuk kishte gjethëruar, ndërsa sot kemi borë. Dimri është më i shkurtër, ndërsa vera është më e gjatë dhe është simptomatike që zjarret ndodhin me intensitet më të madh dhe më shpesh.

Është e qartë se kushtet ndryshojnë dhe për tu përballur me ekstreme të tilla nuk kemi model pasi që mbështetemi në përvoja. Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr është një institucion relativisht i ri dhe që nga fillimet është koha e duhur për tu përshtatur, jo vetëm për tu fokusuar në përvojat e deritashme por edhe të fokusohemi në atë që mund të ndodhë.

Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka më shumë se 100 vjet përvojë me përballjen e zjarreve në pyje dhe në Malin Sharr janë gati një javë. Grup ekspertësh na ndihmojnë për vendosur një sistem efikas për tu përballur me zjarret në teritorin e Parkut duke përgatitur një plan për tu përballur me zjarret dhe trajnim intenziv teorik dhe praktik për të gjithë të punësuarit. Trajnimi ka të bëj me trjatimin protokolar gjatë incidenteve, deri te planifikimi dhe taktika për tu përballur me zjarret në hapësira të hapura, komunikimi, përdorimi i mjeteve, ndjekjen e parashikimit të motit si dhe siguria gjatë punës. Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga QMK, DMSH si dhe Njësiti terrritorial kundër zjarreve nga Gostivari si dhe disa banorë vendas vullnetar me qëllim të forcimit të qasjes ndërinstitucionale gjatë përballjes me katastrofa të këtilla. Sot është pjesa e fundit praktike e trajnimit. Nëpërmjet taktikave për vendosjen e një linje direkte ose indirekte për tu përballur me zjarret, ushtrojmë dhe diskutojmë skenare të mundshme për tu përballur me zjarret, në lloje të ndryshme të vegjetacioneve dhe topgrafive.

Bashkëpunime të këtilla dhe komunikimi në kushte të qeta dhe jo në kushte krize, janë e një rëndësie të veçantë për afrimin e qëndrimeve dhe për intervenim të mundshëm të përbashkët në të ardhmen. Theks të veçantë u vendos në nevojën për edukim dhe parandalim andaj në të ardhmen do të kemi qasje të përbashkët institucionale, ndaj ju rikujtojmë edhe një herë se ndezja e zjarrit është sjellje e paligjshme dhe e papërgjegjshme.

Me ndihmën e disa donatorëve të ndryshëm, kapacitetet tona institucionale janë duke u përmirësuar. Kështu edhe donacioni i fundit, pompa dhe dhjetë komplete veshje zjarrfikësish, vegla dore dhe një fryrëse ajri të donuara nga OSBE –ja janë e një rëndësie të madhe për përballje më efikase dhe më të sigurt me zjarret.

Ekosistemet pyjore ofrojnë shërbime për natyrën dhe shoqërinë, rregullojnë klimën përmes thithjes së karbonit, mbështesin biodiversitetin dhe habitatet, rregullojnë ujërat dhe parandalojnë vërshimet dhe erozionet, sigurojnë resurse si lëndë drusore dhe bimë mjekësore, mundësi për rekreacion, vlera kulturore, shpirtërore, kontribojnë në cilësinë e ajrit dhe ujit. Me zjarret, pyjet humbasin të gjitha këto funksionet e gjithë dobishme dhe herët a vonë kjo humbje rezulton me fatkeqësi. Megjithëse theksi primar zakonisht vihet në furnizimin me dru zjarri, banorët më të moshuar janë të vetëdijshëm se për shkak të specifikave të terrenit, roli më i rëndësishëm i pyjeve të Malit Sharr është mbrojtja e popullatës. Pikërisht për këtë edhe Ligji për Pyjet rregullon saktësisht çështjen e ruajtjes së pyjeve. Personat juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari në pyll janë të obliguar të marrin masa për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në pyje. Ne si institucion, në zjarrin mbi fshatin Sellcë, kemi shteruar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe kemi shpenzuar mbi 80,000 denarë burime materiale për t ‘u përballuar me zjarrin. Dëmet e masës së humbur drusore dhe bimësive tjera nuk janë llogaritur akoma. Këtu aspak nuk janë llogaritur shpenzimet e institucioneve të tjera shtetërore, sidomos ato që lidhen me fluturimin e helikopterëve. Për fat të keq, këtu duhet të theksojmë se megjithëse shumica e zjarreve ndodhin pranë vendbanimeve dhe pronave private, me vetëm disa përjashtime, vendasit dhe pronarët kanë dalë për të mbrojtur pyjet nga zjarret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit