Arrestohet në Kroaci më pas lirohet Goran Grujevski, përgjegjësi për përgjimet ilegale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2024, 17:40

Në Zagreb është arrestuar ishkryeshefi i drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski, i cili kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar nga MPB. Siç mëson Alsat ai është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në aeroportin e Zagrebit në kryeqytetin e Kroacisë.

Pas kontrollit të çështjes, Interpoli ka tërhequr fletëarrestin ndaj tij, sepse Goran Grujevski gëzon azil politik në Greqi. Arrestimin e ish krye shefit të drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski e konfirmon e Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Interpolit të Kroacisë morëm informatë se është arrestuar personi me inicialet G.G. Gjatë ditës së sotme, po ashtu morëm informatë nga Interpoli i Kroacisë së personi me inicialet G.G. është liruar”, thanë nga MPB-ja. Goran Gruevski, së bashku me kolegun e tij Nikola Boshkovski, në vitin 2017 u arratisën në Greqi, ku dhe kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin “Target-Fortesa” të ish- Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimet ilegale në Maqedoninë e Veriut.

Me ndryshimet në Kodin Penal, Gjykata Penale e Shkupit, më 17 tetor 2023, mori vendim për ndalimin e procedurës penale kundër të akuzuarve Goran Grujevski, Sasho Mijallkov dhe 4 të akuzuarve të tjerë për veprat penale të bashkimit kriminal dhe shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit për shkak të vjetërsimit të veprave. Por, gjyqi vazhdon për pjesën që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit